Arrestohet doganieri në Kakavijë dhe një shofer

Arrestohet doganieri në Kakavijë dhe një shofer

1802
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar pasi u kapën në pikën doganore Kakavijë kanë kaluar pa kontrollin dhe dokumentacionin përkatës mjete kontrabandë ushqimore e industriale, mediakamente mjekësore.

Nëkuadër të operacionit “Artikujt”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Flamur Gega dhe Thoma Karanxha, ky i fundit me detyre doganier ne Pikën Doganore Kakavije.

Njoftimi i policise:

Gjirokastër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Artikujt”, për goditjen e kontrabandës me mallra.

U kap duke transportuar mallra të ndryshme të kontrabanduara, vihet në pranga drejtuesi i furgonit.

Vihet në pranga edhe një doganier i Pikës Doganore Kakavije, pasi lejoi kalimin e mallrave, në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale, medikamente mjekësore dhe një sasi nafte.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Artikujt”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. G., 50 vjeç, banues në Fier dhe Th. K., 39 vjeç, banues në Kakavije, me detyrë doganier në Pikën Doganore Kakavije.

Shtetasi F. G. u arrestua pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip furgon, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale, medikamente mjekësore dhe një sasi nafte, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. G. i kishte kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Kakavije, pa kryer veprimet përkatëse.

Në vijim të veprimeve u arrestua edhe shtetasi Th. K., me detyrë doganier në këtë pikë doganore, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin F. G., për të kaluar mallrat, pa kryer veprimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, mallrat e kontrabanduara, 3 350 euro dhe 3 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilët akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

S'KA KOMENTE