Arrestohet 69 vjecari ne Cakran, Fier per kultivim droge,ne kerkim dy...

Arrestohet 69 vjecari ne Cakran, Fier per kultivim droge,ne kerkim dy te tjere

1146
SHPËRNDAJE

Fier

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallen në kërkim dy të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Cakran.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 69 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Cakran, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, në oborrin e banesës së shtetasit B. G., kishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

S'KA KOMENTE