Arrestohet 65 vjecari ne Roskovec per kultivim te bimeve narkotike

Arrestohet 65 vjecari ne Roskovec per kultivim te bimeve narkotike

4139
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Roskovec/Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ll., 65 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE