Arrestohet 46 vjecari ne Fier , autor i vjedhjes se disa automjeteve

Arrestohet 46 vjecari ne Fier , autor i vjedhjes se disa automjeteve

2113
SHPËRNDAJE

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbrostari”, për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve të ndodhura në qytetin e Fierit.

Si rezultat i një pune profesionale dhe hetimore janë zbardhur dhe dokumentuar 5 raste të vjedhjes së automjeteve.

Vihet në pranga autori i dyshuar, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj pasurisë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Mbrostari” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. O., 46 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”.)

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 rasteve të vjedhjes së automjeteve në Fier, konkretisht vjedhjes së automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Xh. M., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit R. Sh., automjetit tip “Toyota” në pronësi të shtetasit V. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit F. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. M.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhja”.

S'KA KOMENTE