Arrestohet 43 vjecari nga Fieri per vjedhje ne tentative

Arrestohet 43 vjecari nga Fieri per vjedhje ne tentative

2305
SHPËRNDAJE

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. T., 43 vjeç, banues në Levan, pasi duke drejtuar një automjet me rimorkio të ngarkuar me ushqim për kafshët, të vjedhur në tokën e shtetasit N. M., nuk i është bindur urdhrit të patrullës së Policisë për të ndaluar. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur edhe një mjet prerës (thikë), që u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.

Lushnjë/Në datën 04.06.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja A. P., 40 vjeçe, se kunati i saj, shtetasi E. P., 33 vjeç, banues në fshatin Arrëz, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa e tij, në datë 02.06.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE