Arrestohet 40 vjecari nga FIERI shef teknik ne nje kompani nafte ne...

Arrestohet 40 vjecari nga FIERI shef teknik ne nje kompani nafte ne Mallakaster pas shperthimit ne flak te nje tubacioni

3361
SHPËRNDAJE

Mallakastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin E. A., 40 vjeç, banues në Fier (Shef i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 03.05.2021, në fshatin Kash, Mallakastër, për shkak të mosmarrjes së masave të sigurimit teknik, në sallën e pompave të sektorit të dekantimit të kompanisë së naftës ka shpërthyer një pompë centrifugale, ka marrë flakë tubacioni dhe për pasojë është dëmtuar me djegie operatori i prodhimit, shtetasi V. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

S'KA KOMENTE