Arrestohet 39 vjeçari nga Fieri per “Plagosje te rëndë me...

Arrestohet 39 vjeçari nga Fieri per “Plagosje te rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

3238
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, një për “Vjedhje me dhunë”, një për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe tre pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Lushnjë/I vodhi duke ushtruar dhunë varësen një shtetaseje, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë i kanë marë duke ushtruar dhunë fizike një varëse floriri që kishte në qafë shtetses Q. T., 73 vjeçe, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët falë mirëorganizimit të punës, veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” shtetasin P. L., 25 vjeç, banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që autori i vodhi me dhunë 73-vjeçares.

Fier/Plagosi me mjet të mprehtë (thikë) një shtetas, Policia identifikon dhe kap autorin.

Pas njoftimit të marë mbrëmjen e djeshme se në fshatin Baltëz, Fier, është plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi A. K., 35 vjeç, është ngtitur grupi hetimor dhe pas një pune intensive u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit B. G., i cili pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.

Shtetasi A. K., ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin B. G., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. Xh., 36 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë, pasi drejtonte motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

B. P., 38 vjeç, banues në fshatin Balaj, Lushnjë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A. K.

Xh. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnjë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Opel” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE