Arrestohet 36 vjecari nga Fieri per trafik droge

Arrestohet 36 vjecari nga Fieri per trafik droge

1067
SHPËRNDAJE

Fier

Arrestohet një tjetër shtetas në kuadër të operacionit “Precizioni” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Precizioni”, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G.V, 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin G.V, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës është në vazhdim të operacionit policor “Precizioni” në funksion të procedimit penal të vitit 2017.

S'KA KOMENTE