Arrestohet 34 vjecari i shpallur ne kerkim per falsifikim vulash dhe dokumentash...

Arrestohet 34 vjecari i shpallur ne kerkim per falsifikim vulash dhe dokumentash shendetesore

183
SHPËRNDAJE

Një 34 vjeçar me inicialet T.K i shpallur në kërkim pr falsifikim dokumentesh shëndetësore dhe vulash është arrestuar në aeroportin e Rinasit. 

Mësohet se në momentin kur është arrestuar, 34 vjeçari sapo kishte ardhur nga Gjermania. 

Njoftimi i Plotë:

Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.

S'KA KOMENTE