Arrestohet 19-vjeçari, përndiqte një 16-vjeçare.

Arrestohet 19-vjeçari, përndiqte një 16-vjeçare.

1107
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit njofton se ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 16-vjeçare, duke ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 34-vjeçar nga Gramshi, i cili ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie

Njoftimi i plotë: 

DVP Elbasan

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xhersi Rama, 19 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Arbër Dauti, 34 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE