Arrestohen në Itali dy persona të shpallur në kërkim nga ‘Interpoli’, ekstradohen...

Arrestohen në Itali dy persona të shpallur në kërkim nga ‘Interpoli’, ekstradohen drejt Shqipërisë

272
SHPËRNDAJE

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Falë bashkëpunimit me homologët italianë janë kapur dhe ekstarduar nga Italia drejt vendit tonë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Është ekstraduar nga Roma/Itali drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim. 

Shtetasi Ardjan Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A. 

Gjithashtu është kryer ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Arian Katreli, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 

Personat e ekstraduar në PKK Rinas i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

S'KA KOMENTE