Arrestohen dy vellezer ne Roskovec,moren peng 22 vjecarin

Arrestohen dy vellezer ne Roskovec,moren peng 22 vjecarin

3447
SHPËRNDAJE

Fier/ I hoqën padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. A., 32 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve.

S'KA KOMENTE