Arrestohen dy shtetas, njeri per dhune ndaj bashkeshortes tjetri per dhune ndaj...

Arrestohen dy shtetas, njeri per dhune ndaj bashkeshortes tjetri per dhune ndaj babait te tij

258
SHPËRNDAJE

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Gj., 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 40 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale Y. F., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi dhe një dorezë metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N. B., 68 vjeç, pasi ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

A. A., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

S. D., 20 vjeç dhe A. L., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Më datë 17.07.2021, në rrugën “Mustafa Lita”, Paskuqan, Kamëz, kanë vjedhur një shumë parash në banesen e shtetasit K. H. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE