Arrestohen 8 shqiptarë dhe 3 në kërkim ne Itali,vidhnin vilat luksoze dhe...

Arrestohen 8 shqiptarë dhe 3 në kërkim ne Itali,vidhnin vilat luksoze dhe sende me vlerë

153
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka shkatërruar grupin kriminal shqiptar të përbërë prej 8 personash dhe tre të tjerë janë në kërkim, të cilët dyshohen se fshihen në Shqipëri. 

Sipas medieve italiane shtetasit shqiptarë akuzohen për vjedhje në shtetin italian, ndërsa hetimet ndaj tyre filluan që në nëntor 2021.

Ata vepronin kryesisht në provincat e Perugias, Caserta, Brescia, Trento dhe Udine.  Këta shtetas ende të paidentifikuar janë shpallur fajtorë dhe tashmë akuzohen për 50 grabitje. 

Shqiptarët kishin arritur të vidhnin shuma të mëdha parash në vila, bizhuteri, ora luksoze dhe veshje të shtrenjta me vlerë deri në 150 mijë euro. 

Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy të dyshuarve janë gjetur edhe mjete për vjedhje, para kesh në vlerë prej rreth 4000 euro dhe disa ora me vlerë.

S'KA KOMENTE