Arrestohen 4 shqiptarë në Londër u kapën me mbi 80 kg kokainë...

Arrestohen 4 shqiptarë në Londër u kapën me mbi 80 kg kokainë dhe 400 mije paund

793
SHPËRNDAJE
epa05865992 Armed police at work following the 22 March incidents near the Houses of Parliament in central London, Britain, 23 March 2017. Scotland Yard said on 23 March 2017 that police have made seven arrests in raids carried out over night after the terror attack in the Westminster Palace grounds and on Westminster Bridge on 22 March 2017 leaving at least four people dead, including the attacker, and 29 people injured. EPA/FACUNDO ARRIZABALAGA

Policia angleze ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 60,000 paundë dhe kokainë në një apartament në Londër, në të cilin rrinin dy shqiptarë.

Errison Hasaj, 21 vjeç dhe Bledar Kuraj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, u arrestuan dhe u akuzuan për armëmbajtje dhe municion, posedim kokaine dhe posedim të pasurisë kriminale.

Ndërkohë dy ditë më parë, në Londrën Perëndimore u kapën mbi 80 kg kokainë dhe 400 mije paund, pas një operacioni në Colindale. Shqiptarët Arjel Selfo, 41 vjeç dhe Ardit Saraseli, 29 vjeç, të dy nga Arctic House, u akuzuan të premten se po mbushnin qytetin me kokainë.

Saraseli u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Willesden sot dhe u caktua në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Harroë Crown muajin tjetër. Selfo pritet të paraqitet në gjykatën e magjistraturës javën e ardhshme.

S'KA KOMENTE