Arrestohen 3 trafikantët shqiptarë u kapen me 65 kg droge

Arrestohen 3 trafikantët shqiptarë u kapen me 65 kg droge

224
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se ka parandaluar një rast të transportit ndërkombëtar të drogës. Gjatë aksionit, janë kapur 65 kg drogë marijuhanë, që arrin vlerën e 200 mijë eurove.

MPB njofton se gjatë aksionit të zhvilluar ditën e djeshme nga policia e rajonit të Resnjes është arrestuar K.K. (25), M.F. (28) dhe F.B.(42), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë, transmetojnë mediat maqedonase. Sipas autoriteteve, droga ka pasur për destinacion përfundimtar Greqinë.Gjegjësisht, dje në mëngjes, në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galiçica u ndaluan dy automjete udhëtarësh, tipi “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e drogës.Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K., ku si bashkë-drejtues ishte M.F., dhe në makinën e e dyta që po drejtohej nga F.B., u gjetën dhe konfiskuan 3 thasë të mëdhenj me marihuanë, të paketuara në 44 pako”, njoftojnë nga MPB.

S'KA KOMENTE