Arrestohen 3 shqiptarë dhe 1 shtetas grek per trafik droge

Arrestohen 3 shqiptarë dhe 1 shtetas grek per trafik droge

72
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme në Patra janë arrestuar 3 shqiptarë dhe 1 shtetas grek.
Policia greke ndoqi një prej shqiptarëve që shkoi me automjet te banesa e grekut duke i dorëzuar një pako. Policia ndërhyri, por u has me kundershtimin e dhunshëm nga shqiptari. Megjithatë arriti t’i arrestojë të dy.

Në pranga ranë dhe dy shqiptarë të tjerë teksa ndodheshin në automjet pranë nje karburanti. Gjatë operacionit policia greke sekuestroi 3 kg 130 gram marijuanë të ndara në 3 pako dhe 410 euro. Në banesën e shtetasit grek u gjetën dhe 45.2 gram marijuanë dhe 1 peshore elektronike. Një nga shqiptarët është me banim në Patra ndërsa dy të tjerët hyjnë e dalin nga Shqipëria në Greqi e anasjelltas.

S'KA KOMENTE