Arrestohen 20 persona, shumica shqiptarë. Trafikonin heroinë nga Turqia dhe…

Arrestohen 20 persona, shumica shqiptarë. Trafikonin heroinë nga Turqia dhe…

68
SHPËRNDAJE

20 persona, shumica shqiptarë janë arrestuar nga ana e policisë italiane të akuzuar për importin, posedimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës, përfshirë marjuanën, kokainën dhe heroinën. Midis të arrestuarve, 16 janë shqiptarë, disa prej të cilëve jetojnë në Leçe, një turk dhe tre italianë nga Salento.

Tre italianët e arrestuar janë identifikuar si Marco Franchini, 44 vjeç, Fabio Marzano 50 vjeç, dhe Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç.

Sipas dokumenteve të hetimit, të cilat nisin në vitin 2014, Marzano dhe Franchini janë pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës heroinë dhe marihuanë, që ka vepruar jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, Turqi dhe Holandë.

Ata shpërndanin drogë në Leçe, Salento, Lazio, Lombardia dhe Emilia Romagna.

Në veçanti, sipas hetimeve, shtetasi turk Hizir Civilek,77 vjeç, me bazë në Brindisi, kujdesej për kontaktet me furnizuesit në Turqi, për të bërë transferimin e drogës në Itali. Shqiptari Ermir Daci, 47 vjeç, konsiderohej si një pikë reference organizative në Lombardi. Ai shpërndante heroinën e ardhura nga Turqia përmes Adriatikut për në Saronno me bashkëpunëtorët e tij.

Hetimet nisën kur italiani Marzano u kap në makinën e tij më 18 shtator 2014, duke transportuar më shumë se 1 kg heroinë.

Për hetuesit, kjo ishte vetëm një pjesë e drogës që mbërriti në portin e Ankonës tetë muaj më herët nëpërmjet një makine nga Turqia.

Ndërsa Pacifico akuzohet se ka mbajtur 53 kg marihuanë si dhe armë dhe municione, duke u dënuar me rreth 5 vite burg, shkruajnë mediat italiane.

Përveç tyre, para drejtësisë, pritet të dalin edhe shqiptarët Leonardo Aliu, 41 vheç, Engjellushe Arapi, 57 vjeçe, Hasan Bibi, 34 vjeç, i dëbuar më herët nga Italia.

Gjithashtu, pjesë e grupit janë edhe shqiptarët Auro Dule, 40 vjeç, Gentian Dule, 33 vjeç, Piro Hyskaj, 60 vjeç, të tre nga Vlora me banim në Leçe, Gentian Katreli i quajtur “Genti”, 44 vjeçar nga Durrës, me banim në Leçe, Gëzim Kritha, i njohur “Gino”, 50 vjeç, nga Vlora, Abil Jaupi, i njohur si “Baci”, “Kadir”, “Habib”, 51 vjeç, nga Vlora; Revalid Lika, 36 vjeç, nga Vlora, Isak Muhameti, 29-vjeç, nga Vlora, Genti Mezini, aka Gentian Mezinaj, 41 vjeç, nga Vlora, Jorg Naci, i quajtur “Mili”, 42 vjeç, si dhe Dario Profka, 29-vjeç, po nga Valona, por me vendbanim në Leçe.

S'KA KOMENTE