Arrestimi për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, ish-ministri Koka jep llogari...

Arrestimi për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, ish-ministri Koka jep llogari sot në SPAK

109
SHPËRNDAJE

Lefter Koka, i cili pritet të merret në pyetje nga SPAK për inceneratorin e Fierit ka mbërritur në ambientet e burgut.

Ai sapo është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun 313, ku rreth orës 10:00 do shoqërohet në ambientet e SPAK, ku do merret në pyetje lidhur me procedurën e dhënies me koncesion për inceneratorin e Fierit.

Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. E njëjta skemë si në Elbasan ku Koka akuzohet nga Spak se përfitoi rreth 3,7 milion euro, është kryer edhe në Fier.

Koka akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Ai dhe deputeti socialist, Alqi Bllako, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

S'KA KOMENTE