Arrestimi i Shefit të Komisariatit të Kurbinit, reagon ministri Balla

Arrestimi i Shefit të Komisariatit të Kurbinit, reagon ministri Balla

94
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në rrjetin social Facebook për megaoperacionin e policisë “Flakë në det”. Ky operacion u krye në bashkëpunim me SPAK,  Guardia di Finanza dhe FRONTEX.

Balla komentoi arrestimin e shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj. Për ministrin policia e shtetit është në një moment vetë-pastrimi i cili po vijon intensivisht. Kjo do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.

Postimi i Ballës në FB:

 Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë arrestuar sot pasdite Shefin e Komisariatit të Policisë Kurbin, i cili dyshohet për bashkëpunim me drejtuesit e një grupi kriminal, ndaj të cilëve janë lëshuar gjithashtu urdhra arresti. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

S'KA KOMENTE