Arrestimi i Belerit, reagon ashpër Mitskotakis: Nuk lejojmë të shkelen të drejtat...

Arrestimi i Belerit, reagon ashpër Mitskotakis: Nuk lejojmë të shkelen të drejtat e minoritetit!

189
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Greqisë Mitsotakis ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, të cilin prokuroria e akuzon për shitblerje të votave.Mitsotakis ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të burgosur, ndërsa është shprehur se Greqia nuk do të lejojë në asnjë rast shkeljen e të drejtave të komunitetit në Shqipëri.

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë në Himarë dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri”, tha kryeministri grek Miçotaqi.

“Dua, këtu nga Lesbos, t’i dërgoj një mesazh mikut tim, Shqipërisë. Lëshim sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, Greqia nuk do të pranojë”, shtoi ai.

“Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, tha kryeministri.

S'KA KOMENTE