Arrest me burg për policin që dyshohet se ka transportuar të shumëkërkuarin,...

Arrest me burg për policin që dyshohet se ka transportuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj

288
SHPËRNDAJE

Jeton Lami, polici që dyshohet se ka ndihmuar të transportohej i shumëkërkuari Ervis Martinaj është lënë sot në burg nga Gjykata.

Gjykata e Kurbinit ka caktuar për policin 28-vjeçar masën arrest me burg për shpërdorim detyre.

28-vjeçarin Jeton Lami,i cili u arrestua ditën e djeshme pasi dyshohet se ka transportuar Ervis Martinajn gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.Lami banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para hetuesve, ditën e sotme ai u mor  në pyetje nga gjyqtari Aurel Arapi.

S'KA KOMENTE