Arratisen dy shqiptare nga burgu grek/Detajet

Arratisen dy shqiptare nga burgu grek/Detajet

311
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo, Athinë. Të arratisurit janë Elvis K. dhe Leonard P. Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve. Dy shqiptarët janë arratisur mbrëmë në darkë por sot në mëngjes është vënë re mungesa e tyre.

Ata vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre ndërsa hetimet i ka marre përsipër Ministria greke e Drejtësisë.

S'KA KOMENTE