Arben Ahmetaj ankimon vendimin në GJKKO pas kontrollit ne banesat e ish...

Arben Ahmetaj ankimon vendimin në GJKKO pas kontrollit ne banesat e ish gruas dhe partneres

144
SHPËRNDAJE

Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së Arben Ahmetaj ankimon vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij. Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen i pakushtetueshëm dhe i paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë.

Në ankimimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se shtëpia e bashkëjetueses së deputetit Ahmetaj, Erjola Hoxha është dhe banesë e tij, përderisa jeton aty.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Whatsapp Image 2023 03 15 At 12.48.30 (1)

Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që ka filluar në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20 minuta, rezulton se nuk janë gjetur para, por se janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

S'KA KOMENTE