Apeli i Krimeve te Renda lë në burg gjyqtarin e Fierit

Apeli i Krimeve te Renda lë në burg gjyqtarin e Fierit

258
SHPËRNDAJE

Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi.

Pas shqyrtimit të çështje, Apeli rikonfirmoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dukë lënë në fuqi masën e arrestit me burg për gjyqtarin.

Roland Hysi u denoncua nga emisioni “Stop” duke i kërkuar favore seksuale një gruaje për t’a “ndihmuar” në cështjen e saj gjyqësore.

Bashkë me Hysin u arrestua edhe psikologia e cila kryente rolin e sekseres.

Edhe për Elona Meçanin, Apeli i Krimeve të Rënda rikonfirmoi masën e arrestit me burg.

S'KA KOMENTE