Apeli i GJKKO sekuestron pasurinë e Jani Aliajt, vrasësit së Elton Çiços

Apeli i GJKKO sekuestron pasurinë e Jani Aliajt, vrasësit së Elton Çiços

87
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar konfiskimin e pasurive të Jani Aliajt, autor i vrasjes së Elton Çiços. Krimi në fjalë ndodhi në vitin 2016.

Me urdhër të SPAK, Aliajt i janë sekuestruar prona të ndryshme mes tyre  dyqane dhe sipërfaqe toke.

Jani Aliaj është nga Tepelena, dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin ‘De Niro” në zonën e ish-bllokut.

Sipas OFL-së, ndaj Jani Aliaj, ka edhe një masë arresti me burg dhënë nga Gjykata e Përmetit, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Kujtojmë se shkak për këtë vrasje është bërë hakmarrje mes 2 tepelenasve që dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj.

Vendimi: 

Gjykata e e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.73 datë 09.05.2023 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.53 datë 28.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me objekt konfiskimin e pasurive të subjektit të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, të ndryshuar, në lidhje me subjektin Jani Alia dhe personave të tretë të lidhur me të.

Me vendimin nr.53 datë 28.12.2022 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (vendim i lënë në fuqi me vendimin nr.73 datë 09.05.2023 të Gjykatës së Apelit), ndërmjet të tjerave ka vendosur:

Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.152 datë 30.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:

1. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;

2. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;

3. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

4. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

5. Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;

6. Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;

7. Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë.

S'KA KOMENTE