Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-kreun e PS-së ,arrestuar...

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-kreun e PS-së ,arrestuar për akuzën e mitmarrjes

239
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për Artan Kroin, ish-kreun e PS-së për njësinë numër 3 në Tiranë.

Ai u arrestua në akuzën e korrupsionit dhe mitmarrjes, gjatë ushtrimit të detyrës si Inspektor i Tatim Taksave.

Njoftimi:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 19 regjistri themeltar, datë 01.01.2022 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurit A.K., i akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga neni 259-25, 259 dhe 248tëK.Penal, ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.81, datë 07.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri A.K., dënohet me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.K. me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

S'KA KOMENTE