Anketimi/95% e të rinjve harxhojnë kohën në “Tik Tok”

Anketimi/95% e të rinjve harxhojnë kohën në “Tik Tok”

18
SHPËRNDAJE

Gjimnazistët e sotëm dhe sidomos ata që studiojnë në shkollat profesionale, në vend që të kalojnë kohën e lirë për t’u rritur drejt profesioneve, e shfrytëzojnë çdo minutë të lirë në rrjetet sociale TikTok, Snap Chat dhe Instagram.

Një anketë e PNUD (program i Kombeve të Bashkuara) me nxënës në shkollat e arsimit profesional gjeti se, teknologjia, zë një vend të konsiderueshëm në jetën e të rinjve, pasi 94% e tyre kalojnë kohë duke përdorur mediat sociale ose ne lojëra.

Anketa vuri në dukje, se mediat sociale funksionojnë si një mjet për t’u lidhur, për të ndjekur përmbajtje argëtuese, dhe në një masë më të vogël për informacion për lajmet lokale dhe globale.

Tek të rinjtë që studiojnë në arsimin profesional nuk është aspak e zakonshme ndjekja e modeleve profesionale ose faqe profesionale (p.sh. Gordon Ramsay, Elon Musk etj).

Shikimi i TV është një sfond aktiviteti, ndërsa kontrollojnë në pajisje të tjera programet kryesore televizive. Programet me të ndjekura nga rinia në televizione janë sportet dhe telenovelat.

Sportet janë hobi mjaft të njohura, veçanërisht në mesin e djemve, ku dominojnë disiplina të tilla s futbolli, volejbolli, atletika dhe ushtrime palestre.

Sportet konsiderohen aktivitete të rëndësishme shoqërore dhe luajnë një rol kyç në shoqërimin e të rinjve, por ata preferohen edhe për lehtësimin e stresit dhe ankthit.

Femrat janë të apasionuara pas fotografisë, pikturës, baletit, të shkruarit etj dhe janë më shumë të motivuara për pasurimin e botës së brendshme.

Udhëtimi jashtë qytetit në fundjavë është një aktivitet familjar mjaft e pëlqyer për të rinjtë në kërkim të eksplorimit të vendit. Megjithatë, shumica e tyre udhëtojnë fundjavave për të vizituar vendlindjet ose fshatrat e tyre, larg ambienteve te shkollës.

Rreth 43% deklarojnë se lexojnë literaturë përveç librave të shkollës së tyre.

Pavarësisht sfidave me të cilat përballet arsimi profesional në Shqipëri, rezultatet tregojnë qëndrim të përgjithshëm pozitiv ndaj profesioneve.

Varësia nga teknologjia dhe pirja e duhanit janë aktivitetet më shqetësuese të raportuara nga anketa. Aktivitete më alarmante, si p.sh si përdorimi i alkoolit, hashashit, marijuanës dhe i rëndë barnat, kanë një frekuencë relativisht më të ulët shkruan Monitor.

S'KA KOMENTE