Ankesat per tenderat ne 2021: Vetem ne korrik regjistrohen 76 te tilla...

Ankesat per tenderat ne 2021: Vetem ne korrik regjistrohen 76 te tilla , Fieri renditet i treti

349
SHPËRNDAJE

Të gjitha këto lidhen me procedura të thjeshta prokurimi dhe jo me ndonjë koncesion apo leje minerare e ankand. Sipas KPP shumica e ankesave janë paraqitur në fazën kur ende tenderi është në zhvillim dhe që lidhet me specifikimet teknike. Të paktën 57 për qind e ankesave lidhen me mënyrën sesi autoritetet kontraktore kanë përcaktuar kushtet në dokumentacion. Kjo pjesë është bërë jo pak herë problem pasi operatorët kanë ankimuar se kushtet hartohen në mënyrë të tillë që të plotësohen nga një operator i paracaktuar ose për të penalizuar dikë nga gara.

Po kështu specifikimet teknike në disa raste janë të paargumentuara. Kjo përqindje ankesash që lidhen me specifikimet teknike është dukshëm më e lartë se procedurat që ankimohen kur janë në fazë vlerësimi ofertash. Kjo pjesë përbën 33 për qind të ankimimeve totale dhe lidhet zakonisht me mënyrën sesi autoritetet kontraktore kanë bërë përllogaritjen e pikëve dhe kanë nxjerrë fitues njërën apo tjetrën ofertë.

Sipas llojit të kontratës të paktën 8 për qind e ankimimeve kanë të bëjnë më tenderë që lidhen me punë publike. Mbi 60 për qind lidhen me tendera që kanë në bazë të tyre mallra. Kjo lidhet edhe me faktin se përgjatë qershrit dhe korrikut numri i prokurimeve për këtë kategori është më i lartë ndërsa në fillimvit ka një tendence më të lartë drejt investimeve. Pjesa tjetër prej 32 për qind e ankesave për tenderë lidhen me shërbimet.

Tirana është qarku me më shumë ankesa për tenderët në korrik (51 ankesa) dhe kjo lidhet edhe me faktin se institucionet e qeverisjes qendrore janë të vendosura këtu teksa në rrethe ankimimet lidhet me drejtori rajonale. Durrësi është e dyta me 9 ankesa dhe Fieri i treti me 6. Pavarësisht numrit të paraqitur pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ky i fundit në muajin korrik ka refuzuar 51 për qind të tyre duke pranuar më pak se gjysmën./Burimi: Monitor

S'KA KOMENTE