Ambasadorja Kim paralajmëron: SHBA ju mbështet, derisa sistemi i drejtësisë të jetë...

Ambasadorja Kim paralajmëron: SHBA ju mbështet, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional!

98
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon sërish për Reformën në Drejtësi, teksa thekson se ajo është e vërtetë.

Duke u ndalur te Gjykata Kushtetuese, që u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, kryediplomatja amerikane thekson se deri më tani ky institucion ka marrë 25 vendime, ndërsa paralajmëron se rastet e vështira po vijnë.

“Pas 3 vitesh e paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka marrë 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë. Reforma në Drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me ju, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional”, shkruan ambasadorja Kim.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&features=e30%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1395762304600444930&lang=en&origin=safari-reader%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Frastet-e-veshtira-po-vijne-paralajmeron-ambasadorja-kim-shba-ju-mbeshtet-derisa-sistemi-i-drejtesise-te-jete-plotesisht-funksional%2F&theme=light&widgetsVersion=82e1070%3A1619632193066&width=550px

S'KA KOMENTE