Ambasadorja e SHBA: “Kam 3 vjet në Shqipëri dhe do të jem...

Ambasadorja e SHBA: “Kam 3 vjet në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë”

117
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi sot se do të jetë në Shqipëri dhe për ca më gjatë, teksa pak ditë më parë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme pohoi nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj.

Deklarata vjen një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Ambasadorja Kim theksoi se ajo që ka mësuar gjatë 3 viteve të saj është se këtu ka një sfidë të madhe.

“Vazhdoni të ecni sa më shpejt të mundeni. Kjo është një kohë vendimtare për reformën në drejtësi dhe ka arsye për të qenë optimistë për këtë brez shqiptarësh. Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme, të prekshme, konkrete. Por e dini çfarë, njerëzit duan më shumë dhe SHBA-të janë në kahun e popullit shqiptar. Ne biem dakord me ta, duhet të ketë më shumë. Kjo nuk është kohë për t’u çlodhur. Ne duhet të festojmë për përparimin që kemi bërë së bashku deri tani. E kemi bërë së bashku, e kemi realizuar së bashku. Ndonjëherë ka qenë e vështirë, nuk mendoj se ka pasur ndonjë kohë kur ka qenë e lehtë, ndonjëherë ka pasur gabime, por kjo është në rregull, ky është një proces njerëzor. Çelësi është që mbetemi të angazhuar ndaj synimit, në mënyrë të sinqertë, në mënyrë serioze që ta dini se SHBA-të nuk do të ndalojnë, as ju nuk duhet. Që partnerët europianë duan që ju të keni sukses po aq sa duan dhe partnerët amerikanë që ju mund të ia dilni mbanë. Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kjo është ajo që kam mësuar gjatë këtyre 3 viteve të mia këtu, që ka një sfidë të madhe këtu, kjo nuk ndodh sepse Shqipëria është unike, është në mënyrë unikale e keqe, në mënyrë unikale e korruptuar, jo.

Por ka histori dhe duhet të ndiejmë empati për historinë që ka ky vend. Ky është një vend i vogël, të gjithë njohin të gjithë të tjerët.

Ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për fazën tjetër. Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Në korrik BE-ja filloi në mënyrë zyrtare negociatat për hyrjen tuaj në klubin e ëndrrave. Ju jeni ulur me ne, ngjitur me ne, fjalë për fjalë. Ju respektoheni si një zë për çështjet globale. Ka zhvillime strategjike kaq pranë për t’u bërë të vërteta në vendin tuaj”, deklaroi ambasadorja amerikane.

S'KA KOMENTE