Ambasadorja amerikane per politiken shqiptare:Nesër shihet nëse udhëheqësit e partive e kanë...

Ambasadorja amerikane per politiken shqiptare:Nesër shihet nëse udhëheqësit e partive e kanë kuptuar mesazhin

225
SHPËRNDAJE

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë një mesazh një ditë para afatit të fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve.

Znj.Kim kujton mesazhin e SHBA për lista të pastra dhe thekson se vendi i saj ka qenë i qartë dhe nesër do të shihet nëse udhëheqësit e partive e kanë kuptuar mesazhin apo jo.

Ajo thotë se përgjegjës do të jenë pikërisht drejtuesit e partive, ndërkohë që prej tyre znj.Kim pret lidership të vërtetë.

”Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet 4/25. shba ka qenë jashtëzakonisht e qartë për përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë në lidhje me ligjet dhe përcaktimet e SHBA nga Sekretari i Shtetit. Kështu votuesit e shqiptarët nga të gjitha sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit e kanë kuptuar mesazhin nga, nëse ata janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendimet e vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike dhe të prosperuar për Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë.
Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë.”- tha znj.Kim.

S'KA KOMENTE