Ambasadori i OSBE per zgjedhjet: Presim raportin përfundimtar, gati të ndihmojmë në...

Ambasadori i OSBE per zgjedhjet: Presim raportin përfundimtar, gati të ndihmojmë në zbatimin e rekomandimeve

55
SHPËRNDAJE

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Vicenzo Del Monaco, ka reaguar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Ambasadori ka deklaruar se ata, janë në pritje të raportit përfundimtar të zgjedhjeve. 

Del Monaco ka theksuar se OSBE/ OHDIR ka pasur bashkëpunim të mirë me KQZ dhe partitë pjesëmarrëse në zgjedhje, ndërsa shtoi, se raportit pritet të dalë 3 muaj pas zgjedhjeve.

“Ne si prezenca e OSBE-së në Shqipëri kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë përpara zgjedhjeve edhe me partitë politike edhe me KQZ dhe mendoj që kjo është diçka inkurajuese. 

Me të dalë raporti përfundimtar i ODHIR-it prezenca e OSBE në Shqipëri është e gatshme për te ndihmuar për zbatimin e rekomandimeve më potenciale që ai raport do të ketë. 

Dhe këtë po ja u them publikisht që tani që para se të dali raporti dhe është një fakt që ne e dimë edhe KQZ ne do qëndrojmë gati nëse do na kërkohet të ndihmojmë në zbatimin e rekomandimeve. 

Këto janë çështje me rëndësi për të pasur një diskutim të vërtetë nga parlamenti i ri që do përfaqësohet nga forcat politike të reja sipas formatit të ri në shtator”, tha Del Monaco. 

I pyetur se a duhet të bëhet tani ndryshimi i anëtarëve të AMA-s, Del Monaco tha: 

“Unë mbështes qasje transparente dhe të hapura kur flasim për reformat dhe media është një prej fushave të rëndësishme.”

Ndërkohë për sa i përket deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, se zgjedhjet e 25 Prillit ishin një maskaradë elektorale tha se i dëgjon me vëmendje të gjitha deklaratat e liderëve në Shqipëri.

S'KA KOMENTE