Ambasada e SHBA mesazh ngushëllues për vdekjen e Bashkim Finos

Ambasada e SHBA mesazh ngushëllues për vdekjen e Bashkim Finos

43
SHPËRNDAJE

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë nga koronavirusi. 

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ambasada ka vlerësuar figurën e Finos, ndërsa thekson se ai ka dhënë kontribut në proceset ligjbërëse.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

S'KA KOMENTE