AMB SHBA:Shqiperia e perfshire ne ndihmen prej 2 mlrd $ per...

AMB SHBA:Shqiperia e perfshire ne ndihmen prej 2 mlrd $ per vaksinen COVAX

186
SHPËRNDAJE


Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar, se Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar një shumë prej 2 miliardë dollar për vaksinën anti-COVID, COVAX. 

Në këtë paketë ndihme është e përfshire dhe Shqipëria si dhe 92 vende të tjera të botës me të ardhura të ulëta dhe të mesme. 

Në njoftim Ambasada thekson se kjo mbështetje është thelbësore për kontrollin e pandemisë, ngadalësimin e shfaqjes së varianteve të reja dhe ndihmën për të rifilluar ekonominë globale.

🇦🇱 | Këtë vit, Shtetet e Bashkuara njoftuan 2 miliardë dollarë fillestarë – nga një total prej 4 miliardë dollarësh të planifikuar – për Angazhimin e Tregut të Përparuar COVAX, për të siguruar që Shqipëria dhe vendet e tjera të marrin vaksinat e COVID-19. Ky kontribut i bën Shtetet e Bashkuara kontribuesin e vetëm më të madh në përgjigjen ndërkombëtare ndaj COVID-19. Kontributet e SHBA për COVAX, përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të mbështesin blerjen dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19 të sigurta dhe efikase për popullatat më të prekshme dhe në rrezik në botë, në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kjo mbështetje është thelbësore për kontrollin e pandemisë, ngadalësimin e shfaqjes së varianteve të reja dhe ndihmën për të rifilluar ekonominë globale. Siç tha Sekretari Blinken, “Në qoftë se dhe derisa të gjithë në botë të jenë të vaksinuar, atëherë askush nuk është vërtetë i sigurtë”.
Shtetet e Bashkuara kanë punuar ngushtë me aktorët shqiptarë përgjatë kohëzgjatjes së pandemisë, për të forcuar përgjigjen ndaj COVID-19. Deri tani, ndihma totale për COVID-19 e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë ka arritur në më shumë se 2 milion dollarë, duke përfshirë ndihmën në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës, dhurimin e kompleteve për testimin COVID, pajisjeve shumë të nevojshme për kontroll dhe parandalim, sigurimin e transportit për ekipet e gjurmimit, dhurimin e pajisjeve mbrojtëse personale për Policinë Kufitare, shpërndarjen e ventilatorëve të prodhuar në Amerikë dhe shumë më tepër.
Për më shumë informacion mbi veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shëndetin botëror nëpërmjet mbështetjes së COVAX 👉 https://bit.ly/30JQaIq

🇺🇸 | This year, the United State announced an initial $2 billion—out of a total planned $4 billion— to the COVAX Advance Market Commitment, to ensure that Albania and other countries receive COVID-19 vaccines. This contribution makes the United States the single largest contributor to the international response to COVID-19. The U.S. contributions to COVAX, through the U.S. Agency for International Development (USAID), will support the purchase and delivery of safe and effective COVID-19 vaccines for the world’s most vulnerable and at-risk populations in 92 low- and middle-income countries. This support is critical to controlling the pandemic, slowing the emergence of new variants, and helping to restart the global economy. As Secretary Blinken said, “Unless and until everyone in the world is vaccinated, then no one is really fully safe.”
The United States has worked closely with Albanian stakeholders throughout the duration of the pandemic to strengthen the response to COVID-19. To date, total U.S. government COVID-19 assistance to the Albania has amounted to more than $2 million, including assistance in building capacity & strengthening infrastructure, donating COVID test kits, much-needed control and prevention equipment, providing transportation for contact tracing teams, donating personal protective equipment to border police, delivering American-made ventilators, and much more.
For more information about the U.S. action on global health through support of #COVAX 👉 https://bit.ly/30JQaIq

S'KA KOMENTE