Partia Demokratike e grupit të Alibeajt ka përzgjedhur dy emra të rinj kandidatësh për zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal. Bëhet fjalë për Vaun e Dejës dhe Patosin që do të jetë në garë me dy gra.
Klomentina Drini do të jetë në garë për bashkinë e Vaut të Dejës për zgjedhjet e 14 majit për pushtetin lokal. Ajo është kandidatja që do të përfaqësojë PD në zgjedhjet vendore te 14 majit. Ajo ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës.
Mësuesja Pranvera Rizai do të jetë kandidatja e PD për bashkinë e Patosit. Ajo rrjedh nga një familje e nderuar dhe e persekutuar gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ajo mban postin e kryetares së LDG të Patosit.
Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos.
Ajo është e martuar dhe nënë e dy djemve