Alibeaj: Ja si e kërcënoi policia gjyqtarin e çështjes qe liroi protestuesin

Alibeaj: Ja si e kërcënoi policia gjyqtarin e çështjes qe liroi protestuesin

149
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demmokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Policisë së Shtetit pas lirimit nga burgu të Pëllumb Isufaj i cili dyshohej se kishte goditur me tullë në kokë një efektiv policie gjatë protestës së para pak ditësh në Fier.

Alibeaj deklaron se gjyqtari I cili ka dhënë vendimin për ta liruar nga burgu Isufajn kërcënohet me vetting pse sipas tij mbrojti interesin e qytetarëve dhe nuk zbatoi urdhërin polititik të trafikantëve që drejtojnë Policinë e Shtetit.

Reagimi i plotë:

Kercenimi me vetting i gjyqtarit te Fierit vetem pse mbrojti interesin e qytetareve dhe nuk zbatoi urdhrin politik te trafikanteve qe drejtojne Policine Politike, eshte prove e qarte sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon cdo gjyqtar ne vend.

Te mjere!

As me kercenime ndaj gjyqtareve qe nuk i nenshtrohen presionit tuaj kriminal dhe as me burgosjen politike te qytetareve te ndershem te ketij vendi,  nuk e shpetoni dot Edi Ramen.

Fundi i tij dhe qeverise se tij kriminale eshte me afer se kurre. Shihemi ne 16 Mars!

S'KA KOMENTE