Albpetrol realizoi 0.8% të planit ne prodhimin e naftes/3-mujori/ Kompania nxori 130...

Albpetrol realizoi 0.8% të planit ne prodhimin e naftes/3-mujori/ Kompania nxori 130 ton naftë, del me 119.4 milion lekë humbje

473
SHPËRNDAJE

Kompania shtetërore e naftës “Albpetrol” e ka mbyllur me humbje 3-mujorin e parë të këtij viti, ku sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar-mars 2021 kjo kompani ka regjistruar një humbje prej 119.4 mln lekësh. Të ardhurat janë rreth 55% më pak se parashikimet, duke u regjistruar në 772.9 mln lekë, ndërkohë që shpenzimet për 3-mujorin e parë të këtij viti regjistrohen në 891.5 mln lekë.  Prodhimi i naftës dhe gazit është larg parashikimeve për 3-mujorin, teksa të dhënat tregojnë se prodhimi nga puset që administron Albeptrol është sa 0.8% e planit.

Në total, për 3-mujorin rezulton të jetë nxjerrë vetëm 130 ton naftë nga 19 740 ton që ishte parashikimi, si dhe 28 ton gaz, nga 191 ton që ishte parashikimi. Ndërkaq, prodhimi total, ku përfshihen edhe kompanitë mbajtëse të marrëveshjeve hidrokarbure u realizua në masën 33.9% të planit. Më konkretisht,  përgjatë kësaj periudhe u prodhua  10 172 ton naftë, apo 19 840 ton më pak se parashikimi, si dhe 162 ton gaz më pak se parashikimi.

Paralelisht, edhe investimet janë shumë larg parashikimeve, me realizmin e vetëm 1% të planit. Në total për 3-mujorin e parë të vitit kompani publike ka shitur 4 000 ton naftë, apo vetëm 10% të sasisë së parashikuar, ndërkohë që çmimi mesatar regjistrohet në 30 070 lekë, 101.9 lekë më shumë se parashikimet.  Rreth një vit më parë Partia Demokratike denoncoi mos realizimin e planit për nxjerrjen e naftës, duke fajësuar keqmenaxhimin e kompanisë për këtë situatë./SCAN/

S'KA KOMENTE