Albin Kurti ZYRTARISHT kryeministër, Hoti i dorëzon detyrën

Albin Kurti ZYRTARISHT kryeministër, Hoti i dorëzon detyrën

27
SHPËRNDAJE

Albin Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën  e kryeministrit të Kosovës.

Ka qenë ish-kryeminsitri Avdullah Hoti, i cili ia ka dorëzuar postin Kurtit me ceremoni shtetërore në Qeverinë e Kosovës.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit.  Ndërsa ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës me 67 vota pro u formua qeveria Kurti 2.

Kurti në kabinetin e tij do të ketë zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, Donika Gërvalla zëvendëskryeministre dhe po ashtu do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emilja Rexhepi zëvendëskryeministre.

S'KA KOMENTE