Alarmi: Rezervuari i Kurjanit mund te shkaktoj nje katastrof ne permbytje...

Alarmi: Rezervuari i Kurjanit mund te shkaktoj nje katastrof ne permbytje ,nuk funksionojne shkarkuesit e portave

1056
SHPËRNDAJE
Kryetarja e Bashkise Roskovec Majlinda Bufi ka ngritur alarmin per situaten problematike te rezervuarit te Kurjanit. Mos funksionimi i dy portave te diges se rezevuarit te Kurjanit ne rast te reshjeve me intesitet te larte mund te shkaktoje nje katastrof duke permbytur jo vetem tokat bujqesore por edhe zonat e banuara ne Roskovec, Patos dhe Fier.

Bashkia Roskovec nuk ka kapacitete njerezore dhe financiare per te bere te mundur riparimin e portes se diges se rezervuarit qe kryen shkarkimet ditore nga rezervuari si dhe shkarkuesi katastrofik.

Kryebashkiakja eshte shprehur se ky problem ka lindur para dy vjeteve pas kalimit kompetencave te ujitjes dhe kullimit nga drejtorite e bordeve te kullimit tek  bashkite. Prej dy vjetesh rezervuari i Kurjanit eshte ne administrim te Bashkise por qe prej asaj  periudhe u konstatua se porta e shkarkimit te diges se rezervuarit te Kurjanit nuk funksiononte.

Por kjo situate behet edhe me   problematike pasi nuk funksionon edhe shkarkuesi katastrofik qe vihet ne pune ne raste emergjente, kur rezervuari arrin piken maksimale te nivelit te tij nga prurjet e shumta te reshjeve

Prej gati 2 vjetesh keto probleme i jane drejtuar nepermjet 3 shkresave zyrtare Ministrise se Bujqesise per te bere te mundur kthimin ne normalitet te situates por nga ana e Ministrise deri tani nuk ka asnje reagim
Rezervuari i Kurjanit ka nje siperfaqe prej 350 hektare dhe mundeson ujitjen dhe kullimin e
5000 hektare toke  bujqesore ne Roskovec.
Kapaciteti mbajtes i diges se rezervuarit shkon ne 32 milion metra kub uje ndersa
momentalisht  niveli i tij arrin ne 14 milion metra kub uje

S'KA KOMENTE