Alarm i kuq ne 4 rajone ne Greqi nga COVID, vendoset masa...

Alarm i kuq ne 4 rajone ne Greqi nga COVID, vendoset masa e shtetrrethimit

411
SHPËRNDAJE

Selaniku, Larisa, Kilkis dhe Halkidiki, të gjitha rajonet në Greqinë veriore, kanë arritur nivelin më të lartë të alarmit të transmetimit të koronavirusit (i kuq ose Niveli 4) në hartën epidemiologjike të Greqisë e cila u përditësua për herë të fundit të martën.

Atyre iu bashkuan në Nivelin 4, të kuq, Kastoria, Drama, Imathia, Xanthi, Pieria, Pella dhe Kavala në Greqinë veriore, ndërsa Argolida në Peloponez mbetet në Nivelin 3 -portokalli.

Rajonet që kalojnë në “të kuqe” vendosin një shtetrrethim brenda natës nga ora 1 deri në 6 të mëngjesit – megjithëse kjo nuk vlen për njerëzit që duhet të udhëtojnë për punë ose për urgjenca shëndetësore – dhe një ndalim 24-orësh të muzikës në të gjitha vendet argëtuese, përfshirë bare dhe kafenetë

Sidoqoftë, asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë ende nga autoritetet.

S'KA KOMENTE