Alarm brenda burgut me shqiptarë ne Koridhalos ne Greqi

Alarm brenda burgut me shqiptarë ne Koridhalos ne Greqi

11322
SHPËRNDAJE

Një tentativë arratisje është parandaluar në burgun e Koridhalosit në Greqi, pasi gardianët kanë gjetur një litar 5 metra të gjatë në koshin e plehrave.

Mediat greke raportojnë se litari me gunga, gati për përdorim u gjet nga turni i pasditës, të cilët më pas kërkuan dhe përforcime nga kolegët e tyre.

Fill pasi konstatoi sendin e ndaluar në koshin e plehrave të Bllokut nr.2, roja dha alarmin dhe burgu u rrethua për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme të të burgosurve.

Aktualisht nuk dihet se kush donte të arratisej nga burgu dhe cili ishte plani, por nga mënyra se si ishte përgatitur litari sipas rojeve tregon se autori ose autorët kanë patur pikërisht njën qëllim të tillë.

Koridhalo njihet si një ndër burgjet me numrin më të madh të shqiptarëve të dënuar në Greqi, ndërsa dhe më herët ka pasur disa arratisje të bujshme

S'KA KOMENTE