Akuza për blerje votash/ Arrestohet kandidati i ‘Bashk Fitojme’ ne Himare

Akuza për blerje votash/ Arrestohet kandidati i ‘Bashk Fitojme’ ne Himare

242
SHPËRNDAJE

Pamjet që shihni tregojnë momentin e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë. 

Siç duket edhe nga pamjet, Beleri ishte para një lokali, që thuhet se është në pronësi të tij, në shoqërinë e disa personave të tjerë, kur para tyre mësyjnë efektivë policie, dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK.

Ndërkohë, gjithçka ka ndodhur në shëtitoren e këtij qyteti, vetëm dy ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit.
Beleri akuzohet për blerje të votave.

S'KA KOMENTE