Akuza e forte e BASHES:Në restorantin privat të Kryeministrisë, një herë në...

Akuza e forte e BASHES:Në restorantin privat të Kryeministrisë, një herë në 2-3 ditë ka krerë të bandave

267
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve gjatë rrugës së tij për në Durrës ku do të takohet me qytetarët.

Basha është pyetur se si do ta ndalë ikjen e specialistëve, pasi Shqipërisë po i ikin burimet njerëzore të kualifikuara, teksa tha se vendi ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve që nuk promovon kriminelët dhe trafikantët. Ai deklaroi se në restorantin privat në Kryeministri një herë në 2-3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë.

“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë. Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. me mua km garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë”, deklaroi Basha.

S'KA KOMENTE