AKU Fier gjoba ne subjekte ku tregetoheshin ushqime te skaduara dhe...

AKU Fier gjoba ne subjekte ku tregetoheshin ushqime te skaduara dhe pa kushte higjeno sanitare

189
SHPËRNDAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjetur me shkelje të rënda disa biznese ushqimore në Tiranë, Qarkun Fier(Lushnje ), Korçë dhe Shkodër, si për shembull tregtim të ushqimeve pasi skadenca kishte kaluar apo në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht:

1. Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Tiranë n? subjektin “Sami Cerri” evidentoi se subjekti ushtronte aktivitetin “Prodhim dhe tregtim t? produkteve t? pastiçerisë” në mungesë të licencës përkatëse dhe rregjistrit të shitjeve. Gjithashtu, u konstatuan 225 kg produkte me etiketa t? panotifikuara dhe q? nuk p?rmbushin k?rkesat ligjore (suxhuk me arra, llokume).

Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse;
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë;
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin;
“Bllokim i produkti” me destinacion asgjësimin e sasisë prej 225 kg produkte ushqimore dhe “Ndërprerje e aktivitetit”.

2. Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Fier në subjektin “Lindita Gjini” me aktivitet “Market” në qytetin e Lushnjës evidentoi tregtim të mallrave me afat përdorimi të kaluar (amareta, djath, kroasan, kek, çajra, çokollata, pije energjike, vafer etj).

Për shkeljet e kontatuara ndaj subjektit u morën masat administrative: “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për tregtim të mallrave të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit dhe “Bllokim i produktit” me afat përdorimi të kaluar me destinacion asgjësimin.

S'KA KOMENTE