Vlahutin: Shqipëria të luftojë korrupsionin qe te hapen negociatat ne BE 

Vlahutin: Shqipëria të luftojë korrupsionin qe te hapen negociatat ne BE 

44
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin theksoi sot se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i vendit për hapjen e negociatave me BE-në. Në “Ditët e këshillimeve publike, Vlahutin tha sot se “secili shtet anëtar apo edhe ata që aspirojnë duhet të pajtohen me këto kushte të paracaktuar dhe kritere që duhet të plotësohen në vijimësi. Është një punë që do përkushtim, natyrisht edhe besimin e palëve, kjo edhe nga shtet anëtare vendet që aspirojnë të anëtarësohen nga të gjitha sektorët që kanë detyrimin për të raportuar në hartimin e raport progresit për vitin e ardhshëm. Këtu janë dy sfida dhe jo vetëm kaq, megjithatë me anë të bashkëpunimit rezultatet do të jenë të frytshme. Këtu evidentohet progresi i arritur deri në këto momente, por edhe hapat që do të ndiqen për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga qeveria shqiptare dhe si një kriter për të ecur përpara në integrimin e BE. Ne duam që të punojmë me ju dhe besoj mos mungojë gjuha e bashkëpunimit, natyrisht edhe kontributi i palëve që qytetarët e Shqipërisë të japin kontributin e tyre”, shtoi Vlahutin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.