Video/Ruci nga Porteza: Pushteti merret me vote

Video/Ruci nga Porteza: Pushteti merret me vote

213
SHPËRNDAJE

Nga Njesia Administrative Portez ne Fier kreu i grupit kuvendor i PS Gramoz Ruci ka dhene mesazhin e qarte se po krijohet nje krize poltike ne vend si ajo e vitit 1997 ku nga cadra e opozites kerkohet te krijohet kjo krize duke bere thirrje per qeveri teknike dhe me keq shtytje e mbajtjes se zgjedhjeve.

“Pas një muaji duhet të zgjidhet presidenti, por ka nga ata që nuk e duan këtë dhe kjo është fillimi i një krize. U hodh mbrëmë nga cadra, teza që të mos ketë zgjedhje, kjo domethënë që në muajin Shtator t’i mbarojë mandati parlamentit aktual. Kjo do të thotë që Shqipëria të ngelet pa parlament, pa qeveri dhe kjo është kriza. Kjo qe po ndodh tani është përpjekje për destabilitet. Ne e kemi provuar destabilitetin në vitin 1997, në kohën e piramidave etj”, tha Ruci duke shtuar se, “pushtetin ta jep elektorati. Eshtë koha që të votojmë për zgjedhjen më të mire dhe jo sipas oreksit të partive”.
Deklarata e Ruçit u bë gjatë një aktiviteti në Njësinë Administrative Portez në Bashkinë Fier ku 501 banorë të zonës kanë marre sot lejet e legalizimit për shtëpitë e tyre. Shpërndarja u bë gjatë një ceremonie te organizuar nga ALUIZNI dhe Bashkia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.