Terhiqet Rama, nuk ka shkarkim të Manjanit. 

Terhiqet Rama, nuk ka shkarkim të Manjanit. 

47
SHPËRNDAJE

Pas presionit për shkarkim në rast se nuk do ikte vetë ministri Ylli Manjani, Edi Rama është zbythur. Pasi ka shpërndarë dje vonë lajmin se jo një por dy ministra të LSI do ti shkarkonte, Rama po hesht.
Çfarë ndodhi realisht? Pas deklaratave të forta të Manjanit se policia ndihmon kultivuesit e drogës, reformën në drejtësi e hartoi Soros dhe se Meta duhet kryeministër, Rama i ka kërkuar Ilir Metës zëvendësimin e tij.
Meta nuk ka kthyer përgjigje por ka “këshilluar” ministrat se Manjani nuk mund të lihet zë i vetëm. Lefter Koka ka përsëritur akuzat ndaj policisë së Durrësit.
Burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se menjëherë pas kësaj situate, Rama ka vepruar me dy opsione. Presion dhe joshje.
Presion vetë me shkarkim dhe joshje nëpërmjet Veliajt e Arben Ahmetajt në rast se Ilir Meta nuk pranonte shantazhin e tij. Madje Ahmetaj si një kundërshtar i Tahirit dhe përkrahës i Veliajt ka marre parasysh faktin që në media do rrjedhin informacione nga sistemi TIMS për lëvizjet e tij, tanimë që është në krahun e Metës, Veliajt dhe kundër Tahirit.
Jo pa qëllim, Rama ka caktuar sot Ahmetajn të deklaroje se koalicioni do të vazhdojë.
“Padyshim, Aleanca është e fortë. Këto janë elementë normalë të zhvillimit të një marrëdhënie, gjëja më normale të ketë debate, e kanë nevojë që debatet e diskutimet të jenë brenda etikës, por aleanca duhet të vazhdojë”, tha Ahmetaj për gazetaren e News24. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.