Super Operacion kunder prostitucionit, prangosen 5 persona, 7 te tjere ndiqen në...

Super Operacion kunder prostitucionit, prangosen 5 persona, 7 te tjere ndiqen në gjendje të lirë.

70
SHPËRNDAJE

Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pagesa e fundit ”.

Procedohen penalisht 12 shtetas, nga këta 5 të arrestuar e ndaluar si dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.

Sekuestrohen 3 automjete, aparate celularë, kartmonedha dhe sende që i përkasin veprës penale.

Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore 3-mujore me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar, ”Pagesa e fundit ”.
Si rezultat janë arrestuar dhe ndaluar shtetasit:
1• Fillor Muçellari 66 vjeç, banues në Durrës.

2• Fatjona Gj, 28 vjeçe, banuese në Durrës.

3• Alma H, 41 vjeçe ,banuese në Durrës.

4• Lutfije Ç, 47 vjeçe, banuese në Durrës.
5• Liko Torra 60 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar, taksist;
Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
6• R.S. 27 vjeç, banues në Mamurras.

7• Sh.K. 73 vjeç, banues në Durrës, taksist;

8• K.M. 60 vjeç, banues në Durrës.

9• G.H. 67 vjeç, banues në Durrës.

10• P.L. 30 vjeç, banues në Durrës.

11•Sh.A. 27 vjeç, banues në Durrës.

12• K.Sh. 50 vjeç, banues në Durrës.

 Mekanzimi i ngjarjes:
Shtetasit e arrestuar, në rolin e ndërmjetësve gjenin klientet, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, shtetasve Liko Torra dhe Sh.K. u’a dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur ”Shkembi i Kavjaës” si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50-100 €.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 3 automjete;

•kartmonedha;

•aparate celularë;

• sende që i përkasin veprës penale.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
“Shfrytëzim prostitucioni” dhe ”Mbajtje të lokaleve për prostitucion”, parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Fillor Muçellari;
• “Prostitucion”, parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve Fatjona Gj, Lutfije Ç , R.S. , K.M., G.H. , P.L. , Sh.A. dhe K.Sh.
• “Prostitucion” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal në ngarkim të shtetases Alma H;
• “Moskallëzim krimi” parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Liko Torra dhe Sh.K.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.