Sllogani i qeverise “Rama 2”: Pastrim, shërbim, ndëshkim.

Sllogani i qeverise “Rama 2”: Pastrim, shërbim, ndëshkim.

58
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin parlamentar të PS dhe i ka bërë të ditur se do të duhet të ndjekë me rreptësi dhe korrektesë, seancat e Kuvendit të Shqipërisë, duke e quajtur këtë një kontribut për qytetarët.
Po ashtu, ka deklaruar se qeveria do të mblidhet njëhërë në vit në çdo qark dhe do të mbajë lidhje me qytetarët, me drejtuesit vendorë , me qëllimin për ta njohur sa më afër realitetin. Po ashtu, deputetët, e kanë detyrim të qendrojnë në bazë dhe të njohin realitetin.
Rama u tha deputetëve se qytetarët “presin prej nesh tri gjëra: pastrim, shërbim dhe ndëshkim”:
“Çfarë duan njerëzit?! – tha kryeministri. – Njerëzit duan pastrim. Pastrim të mekanizmit të shtetit nga parazitët dhe grabitqarët!
Njerëzit duan shërbim! Shërbim mbi çdo nevojë dhe mbi të drejtë që atyre ua jep Kushtetuta dhe ligji!
Njerëzit duan ndëshkim. Ndëshkim për të gjitha që bëhen pengesë për këto shërbime dhe të drejta.
Pra: Pastrim, Shërbim, Ndëshkim. Këto tre gjëra ne mund t’i realizojmë vetëm përmes bashkëqeverisjes me ta.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.